30 mijë persona për 1 minutë provuan blerjen e 1300 biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Sot me fillim prej orës 21:30, ka rifilluar shitja e biletave të mbetura për ndeshjen Kosovë – Angli, e cila luhet të dielën prej orës 18:00, në Prishtinë.

“tiks.app”, ka treguar ekskluzivisht për KALLXO.com, se për 1 minuta janë shitur 1300 bileta, e të interesuar për të kanë qenë 30 mijë persona.“Kësaj radhe kanë dalë në shitje rreth 1300 bileta të mbetura prej fazës së parë. Qeto bileta u rezervuan brenda një minute.

Kanë qenë dikun 30 mijë persona të kyçur edhe faza e parë e rezervimit ka shku, tasht ne e presim pjesën e dytë me pagesat e bankës, verifikimin e pagesave edhe ato pagesa që kanë dështuar ulëset lirohen prapë, sistemi i liron automatkisht vet”, kanë thënë për KALLXO.com.