30 ditë paraburgim për burrin që dyshohet se vrau nënën e tij me thikë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj personit B.Ç., 62 vjeç që dyshohet se e ka vrarë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth më 10 gusht rreth orës 08:00, ku i dyshuari B.Ç., rreth 62 vjeç, dyshohet se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Ejup Statovci’, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndjerën M. Ç, rreth moshës 83-vjeçare

Për motive ende të panjohura, ai e ka goditur nënën e tij 4 herë me thikë në pjesën e përparme të kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masën e paraburgimit. Atë masë i pandehuri do ta vuajë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK të Prishtinës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.