Tre ushtarë sllovenë të KFOR’it në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Këtë e kanë bërë të ditur forcat e armatosura të Sllovenisë, të cilët tutje kanë njoftuar se ushtarët e infektuar tashmë janë transportuar në Slloveni për shërim.
Disa ditë më parë, tetë ushtarë sllovenë në një mision në Mali u kthyen në vend sepse ata ishin infektuar me koronavirus.
Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.
Në mesin e të infektuarve ka pasur edhe punonjës në bazën e ushtrisë amerikane Bondsteel, një nga të cilët tashmë ka ndërruar jetë.







