Merdar

3 orë e 20 minuta pritjet për të dalë nga Merdara, në Jarinjë deri në 2 orë

Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta ka në Merdarë, ku kolona është prej 2 deri në 2.5 kilometra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë deri në një orë, kurse te Dheu i Bardhë deri në 35 minuta.