Qarkullimi i gjakut

3 arsye pse nuk duhet ta mbani më lidhësen e flokëve në kyçin e dorës

Ndoshta e keni dëgjuar edhe herë të tjera që mbajtja e lidhëses të flokëve në duar mund ta dëmtojë shëndetin tuaj. Nëse nuk i keni kushtuar rëndësi atëherë, filloni ta bëni tani!

Ka disa arsye pse nuk duhet ta mbani llastikun e flokëve në kyçin e dorës:

  1. Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut

Kur vendosni praktikisht një shirit gome në kyçin e dorës, ju po shtypni enët e gjakut. Kjo ndërhyn në lëvizjen normale të gjakut në trup. Si rezultat, ju mund të zhvilloni sindromën e “tunelit të kyçit të dorës”, e cila manifesohet në dhimbje të zgjatur dhe mpirje të gishtave.

  1. Mund të çojë në një infeksion jo pak të rrezikshëm

Audree Kopp, mjek në SHBA, thotë se kur mbani një lidhëse flokësh në kyçin tuaj për një kohë të gjatë, ajo dëmton lëkurën për shkak të fërkimit dhe shtypjes së vazhdueshme që shkakton. Bakteret nga vetë lidhësja elastike dhe nga lëkura, mund të futen në këtë “plagë” dhe ta infektojnë atë, duke çuar edhe në kryerjen e një operimi, shkruan anabel. Në disa raste ju mund të keni kruarje të bezdisshme në zonën ku mbani lidhësen.

  1. Mund të prishë pamjen/veshjen tuaj

Me një llastik flokësh në dorë, mund të duket sikur nuk po i kushtoni shumë rëndësi pamjes dhe ndonjëherë mund të prishë gjithë kombinimin e ditës. Mund të zgjidhni një byzylyk apo orë për t’u dukur më mirë.