2Ton zbulon disa sekuenca të këngës së re

2Ton po vjen me këngë të re.

2Ton ka paralajmëruar fansat se po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikojë shumë shpejt.

Kënga mban titullin “Kujt i thu”, ndërsa në një video që e postoi në Instagram, këngëtari zbuloi pak prej saj.

“Javën tjetër, “Kujt i thu”, ka shkruar ai sipër videos, ndërsa fansat presin me padurim ta dëgjojnë projektin e ri të tij.

Kujtojmë se “Boni t’fala” titullohet projekti i fundit muzikor nga 2Ton, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.