2Ton gjen dashurinë? Modelja seksi pjesë e këtij klipit të këngëtarit

Modelja seksi po flitet se është në lidhje me reperin kosovar.

Së fundmi reperi kosovar 2Ton publikoi këngën e tij të re, të titulluar “Veç me ty”. Në klip është modelja bukuroshe libanezo-italiane, e quajtur Jennifer Mehaidli.

Ajo përpos të qenurit modele në klip, është gjithashtu e dashura e re e 2Ton. Burimet kanë treguar se dyshja mund ta zyrtarizojnë shumë shpejt lidhjen e tyre.

2Ton ende nuk ka reaguar mbi lajmin në fjalë, por shijon suksesin e këngës “Veç me ty”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.