Janë bërë afro tre dekada nga vizita historike e senatorit amerikan, Bob Doll.
Doll konsiderohet si një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe të Kosovës në veçanti, duke dhënë një kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Kjo vizitë u kujtua nga Alush Gashi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Me këtë rast Gashi theksoi rëndësinë e madhe të kësaj dite.
“Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Doll. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur. Vizita u realizua falë politikës të pranueshme që udhëhiqte Presidenti Rugova dhe falë angazhimit të atdhetarëve të shumtë si Harry Bajraktari , Xhim Xhema, Sami Repishti etj.
Së bashku në këtë foto me Senatorin Dole dhe Presidentin Rugova.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë, ka shkruar Gashi.
Para më shumë se një muaji Kosova e nderoi kontributin e Doll-it.
Me rastin e ditëlindjes u nis edhe projekti për ndërtimin e bustit.







