Sot shënohen 29 vjet nga rënia heroike e Luan Haradinajt, i cili u vra më 6 maj 1997 gjatë një prej përballjeve të para të UÇK-së me forcat serbe, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Ai humbi jetën teksa udhëhiqte një grup luftëtarësh në përpjekje për të hyrë në Kosovë. Gjatë kësaj beteje të ashpër, u plagosën edhe disa nga bashkëluftëtarët e tij, përfshirë Ramush Haradinajn dhe Fehmi Lladrovcin.
Pas luftës, eshtrat e tij u rivarrosën në Gllogjan, në varrezat e dëshmorëve, ku prehet së bashku me luftëtarë të tjerë të rënë për lirinë e vendit







