29 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi të shtunën se 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga 561 testime të kryera.

16 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, katër në Sarandë, dy në Kamzë dhe nga një rast në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 344 qytetarë aktivë me coronavirus në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim gjashtë pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e coronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë. /Telegrafi/