2843 persona përfituan nga skemat e riintegrimit sivjet

Në periudhën janar-tetor të këtij viti, 2843 persona kanë përfituar nga skemat e ndryshme të riintegrimit. Prej tyre 2309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm.

Këto janë të dhënat që ka treguar koordinatori kombëtar për riintegrim, Izmi Zeka, gjatë takimit të grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zeka, ka thënë se strategjia vendore është me standarde të Bashkimit Evropian.

“Buxheti që është ndarë për procesin e riintegrimit ka ndihmuar shumë që të kemi një riintegrim të qëndrueshëm, pavarësisht se nuk i ka përbashkuar të gjitha kërkesat që kanë dalë nga menaxhimi i këtij procesi, megjithatë ka ndihmuar shumë për të pasur riintegrim të qëndrueshëm.”, theksoi ai, sipas njoftimit.