28 Vlora nga Kosova udhëtojnë në Vlorë për 28 Nëntor

28 vajza dhe gra kanë udhëtuar për në Vlorë për nder të festës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit.

Këtë udhëtim e bën shumë të veçantë edhe pjesëmarrja e një vajzës vetëm gjashtë muajshe.

Ky është ndër aktivitet e para që ka organizuar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të Festës së Flamurit.

Udhëtimi është vazhdimësi e 40 Sarandave në Sarandë, ndërsa është bërë e ditur se edhe në të ardhmen do të realizohen udhëtime të tilla. /KlanKosova/