28 orë nga krimi makabër, Sokol Halili ende i lirë

Po bëhen gati 28 orë që kur Sokol Halili në mënyrën mizore vrau ish-bashkëshorten e tij Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë dhe ditën e sotme do të sillte në jetë foshnjën e saj.

Halili i cili me tre plumba e la të vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë, ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij të pa lindur, shkruan Demokracia.com.

Por ndonëse krimi i tij i tmerrshëm tronditi vendin, ai ende është i lirë.

Demokracia.com ka provuar të marrë ndonjë informacion nga Policia e Kosovës nëse është arritur të arrestohet i dyshuari, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Policia e Kosovës disa orë më parë ka kërkuar ndihmë për gjetjen e Halilit.

Ai ishte edhe më herët i njohur për organet e rendit, por ishte lënë i lirë.

Kjo është kërkesa për bashkëpunim e Policisë së Kosovës.

Kërkesë për bashkëpunim

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192