Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka njoftuar sot qytetarët se në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të garojë me numrin 28 në listën zgjedhore të PDK-së.
Në një adresim publik, Beqa tha se vendi po përballet me sfida të mëdha si pasojë e, siç u shpreh ai, “keqqeverisjes së deritanishme”, duke theksuar se këto zgjedhje përbëjnë një moment të rëndësishëm për ndryshim.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe zhvillim ekonomik që rikthen shpresën për qytetarët. Beqa deklaroi se me votën e qytetarëve, PDK synon të sigurojë “qeverisje më serioze, institucione funksionale dhe një perspektivë të qartë perëndimore për vendin”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.







