27-vjeçarja nga Istogu ka nevojë për ndihmën tuaj

Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, 27 vjeçare nga Vrella e Istogut nënë e dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ajo para disa muajve u diagnostikua me sëmundjen e Leukemisë Akute si dhe po trajtohet në një spital në Turqi.

Por familja e saj nuk po ka mjete të bollshme financiare për t’ia mbuluar shërimin.

Ata po kërkojnë ndihmë për ta shëruar Kaltrinen, nenën e dy fëmijëve njërit një vjeç e tjetrit tre.

Më poshtë gjeni njoftimin dhe të dhënat rreth këtij rasti:

Jam Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, jam 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 3 vjeçar.

Që disa muaj po trajtohem në spitalin Medical Park në Stamboll, ngase jam diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Acute.

Fazën e parë e kam kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve.

Tashmë jam në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 Euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen. Andaj, kërkoj ndihmën e të gjithë juve.

Diçka e vogël nga ju, shpresë e madhe për mua për t’iu kthyer fëmijëve të mijë.

SMS në Vala me numër:55344 me tekst Kaltrina

Numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank1506021001434277Labinot Dakaj, vëllai i Kaltrinës

Swift Code: RBKOXKPRXXX

Iban nr: XK05 1506021001434277