27 vjeçari që vdiq nga përplasja e parashutave në Prizren është nga ky fshat i Vushtrrisë

Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korish të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit.

Fatos Gërxhaliu nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në një aksident në Korishë të Prizrenit, si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë paragllajdë.

Njoftimin e kanë bërë familajrë të tij në rrjetin social Facebook.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe Nënkryetari i Komunë së Vushtrrisë, Besim Muzaqi:

E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve.
Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes.
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta!