27 të arrestuar për mos respektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemis

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë arrestuar 27 persona në 18 raste për mos respektim të dispozitave shëndetësore.

Numri më i madh i të arrestuarve në Prishtinë 9 veta, pastaj në Gjilan 5, Mitrovicë e jugut 4, Pejë e Gjakovë janë arrestuar nga 3 persona, në Priren 2 dhe Mitrovicë e veriut 1.