27 mijë e 404 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 27,404.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115,657, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,503 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Në anën tjetër, numri i vaksinave të shpërndara përgjatë kësaj kohe ka shkuar në 15 mijë e 835, duke e dërguar në 557 mijë e 322 numrin e atyre që e kanë pranuar të paktën njërën dozë, ndërsa 284 mijë e 269 veçse i kanë pranuar të dyjat.