26 vjeçari nga Mitrovica, Ermal Delija, do të varroset sot

I riu, Ermal Delija, do të varroset sot në Mitrovicë.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Shipolit në ora 16:00, shkruan Jepi zë.

Varrimi fillimisht ishte caktuar ditën e djeshme, por sipas familjarëve atyre i është kërkuar që trupit të ndjerit t’i bëhet Obduksioni.

Ndryshe Ermali pasi ishte zgjuar nga koma, vetë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, kishte falur familjen e personit i cili e kishte sulmuar.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

May be an image of 1 person