26 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

277 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet rajonale. Prej tyre, 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në raportin ditor të SHSKUK-së thuhet se 6 pacientë janë në respiratorë, 20 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 260 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 92 raste të reja me koronavirus. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur shtatë pacientë, ndërsa janë shëruar 115 persona.

Numri total i rasteve pozitive, me shifrat e fundit, ka arritur në 14.119 raste.