259 njerëz kanë vdekur duke kërkuar për pamjen perfekte

Kërkimi i vendeve ekstreme për të bërë një selfie ka vrarë rreth 259 njerëz nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Së fundmi është bërë një studim nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili rekomandon njerëzit që të mos futen në vende të rrezikshme në mënyrë që të zvogëlohet numri i vdekjeve nga të tilla foto.

Në “vendet e rrezikshme” përfshihen majat e maleve, ndërtesat e larta, liqenet, qëndrimi afër kafshëve, takimi me rrymën elektrike, armët e zjarrit si dhe zjarri.

Më poshtë do të njiheni me disa prej rasteve ekstreme, teksa njerëzit janë përpjekur për të bërë një foto selfie:

Në korrik të këtij viti, 19-vjeçari Gavin Zimmerman ka humbur jetën pasi ra nga një shkëmb në New South Wales, Australi, teksa tentonte të bënte një selfie.

Tomer Frankfurter humbi jetën në Parkun Kombëtar të Yosemite të Kalifornisë, pasi ra nga 25o metra lartësi.

Vdekjet e ardhura si pasojë e selfieve janë më të zakonshme në Indi, Rusi, SHBA si dhe Pakistan, ku rreth 72.5% e tyre janë burra. Ka pasur rreth 3 raste në vitin 2011 por u rrit në 98 në 2016-ën dhe në 93 raste në 2017-ën, shkruan blitz.al.

Sipas studiuesve, ky është një problem shumë i madh dhe njerëzit duhet të kujdesen për veten e tyre më shumë se për fotot që duan të postojnë në rrjetet sociale.