Xhavit Haziri

25 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Hazirit nga shërbimi sekret serb

Më 17 shtator 1998 në Prishtinë, nga policia serbe rrëmbehet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit, Xhavit Haziri.

Xhavit Haziri ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.

Haziri është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore, u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.

Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkretë, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen policia erbe.

Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve ishte i madh.

Xhavit Haziri u shpall “Hero i Kosovës” për kontributin e tij ndaj atdheut më 26 nëntor të vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ish-ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës. /KP