Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Haradinaj, në një postim në Facebook, është shprehur se ky akt ç’njerëzor që ka goditur vendin tonë, ka tronditur mbarë botën demokratike.
Gjithashtu, Haradinaj e ka cilësuar këtë masakër si simbol të krimit gjenocidial.
“Masakra e Reçakut, mbetet simboli i krimit gjenocidal që aparatura shtetërore ushtarake serbe kreu në Kosovë. Ajo bëri kthesën e madhe historike duke prekur thellë në ndërgjegjen e kombeve të fuqishme për të lëvizur me NATO-n në krye me ShBA-të”, tha Haradinaj.
Dhe së fundmi, ai ka shprehur mirënjohje diplomatit amerikan William Waalker, që e kishte përkufizuar këtë masakër si krim kundër njerëzimit.
“Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan, William Walker, që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Në të njëjtën kohë, falënderojmë Amerikën e cila ishte krah nesh në të gjitha periudhat historike”.







