25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga 311 testime të bëra.

MSH po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë shëruar 67 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 307

Në 24 orët e fundit janë dhënë 24 vaksina, ndërsa nga fillimi i këtij procesi janë administruar 1,835,791 doza të vaksinës.