24 vjet nga eksodi masiv i Bllacës, episodë e paharruar për popullin shqiptar

Këtë të hënë është shënuar 24-vjetori i eksodit masiv të popullatës shqiptare nga trojet e tyre ku rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë u dëbuan nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s

24 vite më parë e përshkroi të njëtën rrugë.

Secilin hap që e bënte, shoqërohej me kërcënime nga forcat serbe.

Të tilla veprime kishte për gjatë pesë ditëve sa Rudi Berisha si një 15-vjeçar do të qëndronte në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Berisha ishte një nga mijëra qytetarët që ishin pjesë e largimit masiv të dhunshëm nga Kosova.

Ky mjet transporti do të ishte edhe treni i fundit për dikë, që krahas shpresës për liri, s’arriti të shpëtonte.

Në atë situatë kaotike, dëgjoheshin dy të qara, gëzimi e dëshpërimi.

E një nga ato që kishte pësuar nga trajtimi çnjerëzor i regjimit në atë kohë, ishte edhe motra e Emine Muharremit.

Tortura e trauma kishin përjetuar edhe familjarët tjerë, të cilët edhe sot e asaj dite vuajnë pasojat e asaj ngjarjeje.

Në nderim të gjithë atyre, është ngritur edhe ky monument i cili kujton një nga dëbimet më të mëdha të qytetarëve nga shtëpitë e tyre.