24-vjeçari ia dhuron 17,000 dollarë, i pastrehu shpërthen në lot VIDEO

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Connecticut të SHBA-së, ku një i pastrehë ka shpërthyer në lot, pasi një 24-vjeçar ia ka dhënë 17,000 dollarë.

Paratë janë mbledhur nga një donacion të krijuar në internet, ku kanë kontribuar njerëz të ndryshëm në mënyrë që të siguronin të ardhura të mjaftueshme për të siguruar një shtëpi për personin e pastrehë.

Phillip Vu, 24 vjeç, ishte duke udhëtuar kur u takua me Majk. Ky i fundit ofroi të lante xhamat e makinës së 24-vjeçarit, gjë që fillimisht Phillip nuk pranoi megjithatë, pasi e pa atë vetëm i bleu një sanduiç dhe ata shpejt përfunduan duke u bërë miq.

Pak më shumë se dy muaj më vonë, Phillip arriti të mbledhë para për të siguruar qiranë për një shtëpi për Majk, që ky i fundit të mundet të qëndrojë për të paktën një vit.