24 orët e fundit në trafik: 30 aksidente, mbi 1,200 gjoba të shqiptuara

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, prej tyre 15 me persona të lënduar dhe 15 të tjera me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, policia ka shqiptuar 1,287 gjoba.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 21 persona, prej të tyre 18 janë dërguar në mbajtje.