24 orët e fundit në trafik: 26 aksidente, mbi 1 mijë e 300 gjoba të shqiptuara

Policia njofton se dje në vendin tonë kanë ndodhur 26 aksidente trafiku, prej tyre 8 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 vetëm me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut policia ka shqiptuar 1,330 gjoba, shkruan ballkani.info

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /Ballkani.info/