24 kompani të Serbisë në Panairin e Tiranës

Oda Ekonomik e Serbisë dhe Agjencia për zhvillim të këtij vendi kanë organizuar pjesëmarrjen e 24 kompanive të Serbisë në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë që mbahet nga 21 deri më 24 nëntor, transmeton Koha.net.

Në kumtesën e kësaj Ode, përcjell FoNet, theksohet se kompanitë do të ekspozojnë prodhime ushqimore, pije joalkoolike, prodhime qumështi e mishi.

Do të gjenden edhe prodhim nga industria metalike, elektrike, kimike, farmaceutike etj.