Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se 24 karabinierë kanë arritur në Kosovë, të cilët së bashku me partnerët europianë do të fuqizojnë sigurinë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12.10.2025.
“Si pjesë e Forcës Europiane të Xhandarmërisë, ata janë duke formuar Njësinë e Formuar të Policisë Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për ta mbështetur qëndrueshmërinë dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve.”
Ambasada italiane ka theksuar se shteti i Italisë mbetet i përkushtuar për paqe dhe siguri në Kosovë dhe Ballkan.







