24 aksidente trafiku me të lënduar brenda një dite

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente trafiku me dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës raportohet për arrestimin e 26 personave, ndërsa në mbajtje janë dërguar 15 të tjerë.

Kurse dy persona siç njoftojnë nga Policia, janë dërguar në vuajte të dënimit.

Po ashtu dje, Policia e Kosovës ka shqiptuar 951 tiketa trafiku.