Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 236 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar nëpër klinika.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 152, ndërsa 12 raste janë në mjekimin intenziv.

“232 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1 pacient i negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar. 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 87 pacientë me COVID-19.

“Klinika Infektive, 87 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë, Spitali i Prizrenit, 15 pacientë, Spitali i Pejës, 23 pacientë , Spitali i Gjakovës, 20 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë, Spitali i Ferizajt, 7 pacientë, Spitali i Gjilanit, 20 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.