Fjalimi i Zoran Gjingjit në Kuvendin serb pas ekspozesë së vitit 2001, i cili lidhet me Kosovën, sipas mediave disi të pavarura serbe, është mese aktual edhe sot.
Gjingjiq në prezantimin e tij pyeti se çfarë do të thotë vija administrative, por edhe se duhet të vendoset një lidhje me shqiptarët në Kosovë në mënyrë që Serbia të forcojë ndikimin e saj në Kosovë.
Në fjalimin e tij pas eskpozesë më 25 janar 2001, kryeministri i atëhershëm Zoran Gjingjiq iu referua çështjes së Kosovës. Bëhet fjalë për fjalimin e parë të Gjingjiqit si kryeministër para deputetëve, në mesin e të cilëve ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një moment, Gjingjiq iu drejtua partisë së Vuçiqit në atë kohë, Partisë Radikale Serbe dhe Partisë Socialiste të Serbisë, me të cilat ai u inatos për mënyrën se si e perceptojnë patriotizmin, transmeton Ballkani.info.
“Më kundërshtoni kur them, le të mundohemi që disi të krijojmë një lidhje mes Serbisë dhe Kosovës, shqiptarëve në Kosovë, për të filluar, se Serbia ka njëfarë ndikimi në Kosovë, cilido qoftë ai, dhe që gradualisht të fillojmë të forcojmë ndikimin dhe shih pas një viti, dy, tre, nëse Serbia forcohet, a mundet ai ndikim të jetë mjaft i fortë për të kënaqur disa nga interesat tona jetike. Kjo është një pyetje e hapur, nuk e di nëse mund t’ia dalim, por cila është alternativa?”, tha Gjingjiq me atë rast.
Më pas ai pyeti deputetët e opozitës së atëhershme se çfarë alternativë ofronin.
“Ju ofroni një alternativë për të mbyllur sytë para jetës dhe për të thënë se Kosova është Serbi. Dhe? Të jesh patriot dhe të buzëqeshësh? Se kur vini këtu qani, dhe kur largoheni qeshni? Në të kundërt, politika jonë është shumë e ndershme. Jemi të vetëdijshëm se kemi humbur kaq shumë shanse atje, sa mund të jetë e mundur të rikthehet diçka dhe se ia vlen të provohet. Ne duhet të përpiqemi, por nëse mashtrojmë veten, nuk do të kemi sukses. Duhet të jemi realistë dhe nëse kuptojmë se çfarë është jeta, ndoshta do t’ia dalim. Ju me patriotizmin dhe heroizmin tuaj bosh…. Disa prej jush kanë çuar në faktin se ne sot nuk kemi ndonjë ndikim si shtet në një pjesë të territorit tonë”, tha Gjinxhiq.
Më pas ai iu referua çështjes së linjës administrative që Serbia edhe sot i referohet kufirit me Kosovën.
“Një pjesë e kufirit tonë është e hapur për një shtet të huaj, ndaj nuk mund të diskutojmë seriozisht kushtetutën tonë sepse nuk e dimë se cila pjesë e territorit tonë ka status. Nuk e dimë nëse ka një kufi. Themi kufi administrativ ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, çfarë do të thotë kufi administrativ? A mund ta kaloni atë kufi administrativ siç mund të kaloni midis dy vendeve të Komunitetit Evropian? Nuk mundesh. Në çfarë kuptimi është administrativ? Të gjitha këto janë pyetje të hapura që i kemi gjetur dhe po mundohemi t’i zgjidhim që të kemi disa rezultate”, tha ai.
Duket se ky fjalim është më se aktual edhe sot, edhe pse ka më shumë se dy dekada. /Ballkani.info/







