23 vite nga rënia e dëshmorit Avni Shabani- Dedia

Sot bëhen 23 vite nga rënia heroike e Avni Shabani-Dedia, ai ishte dëshmori i parë i lirisë që u vra në rajonin e Shalës së Bajgorës.

Rënia e luftëtarit Avni Shabani, vetëm sa i motivoi bashkëluftëtarët e tij, të cilët i shkaktuan humbje të mëdha armikut, si në njerëz, ashtu edhe teknikë luftarake.

Në Epopenë e Mazhiqit janë plagosur edhe 14 luftëtarë tjerë të lirisë.

Njoftimi nga familja për homazhe:

Me rastin e 23 vjetorit të betejes së Mazhiqit, dhe rënjes së Dëshmorit të parë të brigades 141 Mehë Uka, Zona Operative e Shales, Heroit Avni Shabani, do të mbahen homazhe më datën 15.09.2021 duke filluar nga ora 10:00 tek varrezat e Dëshmorve në Shipol të Mitrovicës, pastaj do të vazhdojmë tek labidari në parkun mbi stacionin e autobusve në Mitrovicë, dhe në fshatin Mazhiq aty ku Avniu ra heroikisht.

Ardhja e juaj na nderon.

Lavdi Dëshmorve