23 rastet e sotme me koronavirusi në Kosovë janë nga këto vendbanime

23 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të shtunën në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në të njëjtën ditë, 22 persona janë regjistruar si të shëruar.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë testuar 270 mostra.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.

Në nivel vendi, nga 8 shkurti deri tash janë testuar 11585 mostra të dyshimta. 978 janë regjistruar raste pozitive. 713 prej tyre janë regjistruar e 29 persona kanë vdekur.