23 aksidente për 24 orë, një viktimë

Vetëm gjatë ditë së djeshme 873 qytetarë kosovarë janë dënuar për mosrespketim të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Policia ka publikuar raportin e plotë e aksidenteve dhe dënimeve që janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në 24 orët e fundit, ndërsa 23 aksidente të tjera me të lënduar. Policia ka njoftuar se po ashtu kanë ndodhur 30 aksidente trafiku me dëme materiale.

Brenda një dite policia ka shqiptuar 1 mijë e 196 tiketa trafiku. Ndërsa, 873 tiketa janë shqiptuar për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Policia brenda 24 orëshit arrestoi 21 persona dhe dërgoi 12 në mbajtje.

Kurse, 2 persona janë në vuajte të dënimit.