Thaçi: Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pritur shumë mirë miratimin e harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

“Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës”, ka shkruar Presidenti në profilin e tij në facebook./Ballkani.info/