Ish-polici nga Minneapolisi, Derek Chauvin, është dënuar të premten me 22 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e afroamerikanit George Floyd në majin e 2020-s.

Me këtë është përmbyllur procesi gjyqësor për rastin që kishte trazuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me protestat e vrullshme kundër dhunës së tepruar policore dhe racizmit.