22 vite më parë në sfidë me luftën, sot në front për të mposhtur koronavirusin

Gjendja e krijuar pas coronavirusit në Kosovë, izolimi, masat e shumta të ndërmarranga shteti, ndërprerja e mësimit, ndalimi i punës së shumë bizneseve, qarkullimi i pakët i njerëzve në rrugë, frika e paniku i krijuar mes njerëzve të cilët rendin për të blerë ushqime nëpër dyqane, për shumë kënd ka ngjallur kujtimet e hidhura të luftës së vitit 1998.

Derisa në luftë, ata që duartrokiteshin e mburreshim për ta, ishin ushtarët e UCK-së, tani në vijën e parë të fronit, kemi mjekët tanë, të cilët me orare të tejzgjatuara e pa ndaluar po qëndrojnë në krye të detyrës.

E para 22 vitesh edhe Sead Ejupi, ishte në krye të detyrës, si luftëtar i UCK-së, ndërsa tani gruaja e tij, e veshur me uniformën e mjekut, po i del në ndihëm çdo qytetari.