Vetëvrasjet

22 vetëvrasje në Kosovë gjatë vitit të kaluar

Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësues.

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2018 në Kosovë janë njëzet e dy persona të cilët kanë kryer vetëvrasje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, një dukuri e tillë ka ardhur duke u ulur nga viti në vit, ndërsa gjatë viti 2018 kanë ndodhur 22 vetëvrasje.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës në vitin 2016 janë evidentuar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim vetëvrasjeje, në vitin 2015 janë evidentuar 60 vetëvrasje dhe 219 tentim vetëvrasjeje, në vitin 2014 janë evidentuar 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasjeje.

Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.