Nga 118 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, dy janë nga komuna e Kamenicës.
Ka shkuar në 5 mijë e 735 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 118 raste të reja.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se në mesin e 118 të infektuarve, dy janë nga komuna që ai drejton.
Sipas Kastratit, aktualisht në Kamenicë janë 22 raste aktive me koronavirus.
Njoftimi i plotë i Kastratit, pa ndërhyrje:
📌Nga IKShP u njoftuam se kemi edhe dy (2) raste të reja të identifikuara me #COVID19 në komunën tonë. Aktualisht kemi 22 raste aktive.
#VendosMaske #PastroDuart #MbajDistance.







