21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të parë të Baballoqit, Ramiz Batusha

Më 25 maj të vitit 1998 ra heroikisht në altarin e Lirisë, dëshmori i parë i luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit, Ramiz Batusha nga fshati Baballoq.

Ramizi i cili u rrështua ndër të parët në radhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte shembull i një të riut që e deshi lirinë më shumë se jetën.

Ai që nga ditët e para të fillimit të luftës në Baballoq u bë sinonim i atdhedashuri, duke qenë edhe në Shqipëri për t’u funizuar me armë.

“Sot u bënë 21 vite kur shoku yne i jetës dhe idealit Ramiz Batusha ra dëshmor për te mos vdekur kurr, heroizmi juaj ishte frymzim për ne. Lavdi Dëshmoreve te Kombit!”, kështu e përkujton bashkëluftetari i tij, Florim Mataj.

Të kujtojmë se edhe vëllai më i vogël i Ramizit, Asllani, e ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës. /Ballkani.info/