Sot është shënuar përvjetori i 21–të i shtabit të Batalionit të dytë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatsisht kazermesë së parë të UÇK-së , në Brigaden 121” Kumanova”.
Nga ky vend operacionet e para të UÇK-së i zhvilloi, Komandanti i njësive të para guerile në Shtime, Heroi Kombëtar Jetë Hasani, arsimdashës i madh i cili me vetiniciativë e bleu truallin dhe ndërtoi me vetëfinancim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që më 3 Shtator 1995 të fillojë mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me rradhë.
Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.”, me komandant Jetë Hasani, i cili po në atë kohë mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin legjendar Adem Jashari.







