21 vjet më pas: Daut Haradinaj, “Gashi” dhe Ramush Haradinaj

Daut Haradinaj, kandidat për deputet i AAK-së dhe njëri nga drejtuesit e luftës së UÇK-së në Dukagjin, e ka postuar një fotografi ku bën krahasimin para 21 vjetësh dhe tash.

Në fotografi, Daut Haradinaj shihet bashkë me vëllanë e tij, Ramush Haradinaj, i cili aso kohe ishte komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.

Po ashtu në këtë foto është edhe Agim Ramosajn i cili në luftë njihej si “Gashi”, shkruan Ballkani.info.

Dy fotografitë shfaqin ndryshime të mëdha, 21 vjet pas. Njëra është bërë në luftë, kurse tjetra në paqe dhe në Kosovën e pavarur.

loading…