21-vjeçarja që bën më shumë se 99,000 dollarë në vit duke publikuar foto të gjuhës

Një 21-vjeçare thotë se fiton rreth 99,500 dollarë në vit thjesht duke publikuar foto të gjuhës së saj në rrjet.

Mikayla Saravianga West Palm Beach, Florida është bërë një sensacion në mediat sociale duke publikuar foto të gjuhës së saj të pazakontë që shkon deri në 16 cm.

Mikaylae cila ka rreth 2 milionë ndjekës në Instagram paguhet diku mes 900-3,000 dollarë për publikime të ndryshme që bën duke lëpirë produkte ushqimore apo duke bërë twerk.

Modelja poston foto nga më të ndryshmet përfshirë edhe nga ato ku thjesht nxjerr gjuhën e saj të gjatë e veshur me rroba të ndryshme. Fansat i thonë shpesh “gjarpër” ose “hardhucë” për shkak të gjuhës me përmasa të pazakonta.

Si duket 21-vjeçares po i ec mirë biznesi pasi tashmë ka krijuar edhe një aplikacion të vetin të quajtur KKVSH, ku shet produkte të ndryshme.

Mikayla thotë se e ka zbuluar talentin e saj unik në moshë të vogël, nga klasa e gjashtë duke shtuar gjithashtu se i pëlqen të jetë e veçantë.

loading…