VIDEO

21 vite shofere autobusi në Danimarkë, Hamidja nga Drenica pa asnjë gjobë

Hamidja nga Drenica ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje “Skype”.

E vendosur në kolltukun e shoferes në autobusin ku punon prej 21 vitesh, Hamideja u shpreh e lumtur që ia ka dalë me sukses në një profesion të konsideruar për burra.
Ajo tregoi se këtë punë ia rekomandoi i shoqi dhe sot është shumë e lumtur që jo vetëm ia ka marrë dorën, por nuk ka patur asnjë incident e s’ ka marrë asnjë gjobë të vetme.

“Si sot para një jave kam bërë plot 21 vite që kam filluar punë në autobus. Atëherë ka qenë më e rrallë të shihje femra si shofere autobusi. Unë jam natyrë që zakonisht dëgjoj muzikë në autobus, por kur hyjnë ndonjëherë udhëtarët dhe dëgjojnë muzikën shqip reagojnë dhe kënaqen”, tha Hamideja.