21 raste aktive me COVID në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 21 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, një person ka humbur betejën me këtë virus, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Janë shëruar edhe katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 903.