200 veta sulmojnë një grup mjekësh, i bombardojmë me gurë me akuzat se ‘përhapin virusin’

Një bandë në shtetin e Indisë qendrore Madhya Pradesh, bombarduan stafin mjekësor me gurë, teksa ata përpiqeshin të trajtonin një pacient që dyshohej për koronavirus, tha një zyrtar policie.

Doktorët në Indi që po luftojnë virusin janë përballur me diskriminim dhe rrezik, pasi disa banorë besojnë se mjekët mund të infektojnë komunitetin e tyre.

Incidenti ndodhi të mërkurën, kur dy doktorë dhe 3 anëtarë të tjerë të stafit mjekësor u sulmuan në qytetin Indore.

“Ishte afërsisht ora 2:30 dhe ne po trajtonim një pacient kur rreth 200 njerëz erdhën dhe filluan të hidhnin gurë drejt nesh. Ishim me fat që nj administrues i zonës ishte me ne dhe na çoi me shpejtësi në një makinë,” tha Dr. Trupti Katdare, një prej mjekëve të sulmuar.

Katdare tha se skuadra vuante nga dëmtime të vogla në këmb dhe u kthyen të nesërmen në detyrë.

Mjekët në Indi kanë vuajtur forma të ndryshme diskriminimi, si psh. pronarët e shtëpive ku ata rrinë me qera i kanë kërcënuar se do tu presin dritat dhe do t’i përzënë.