200 studentë nga Obiliqi përfitojnë bursa nga komuna

Sot, është bërë nënshkrimi i kontratës për studentë dhe nxënes përfitues të bursave nga Komuna e Obiliqit. I pranishëm në këtë ngjarje ishte Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, i cili së bashku me Drejtorin e DKA-së Agim Spahiun dhe studentët përfitues të Komunës së Obiliqit bënë nënshkrimin e kontratës së bursave.

Kryetari Gashi, uroi studentët dhe nxënesit përfitues duke theksuar dhe njëhere se komuna e Obiliqit vazhdon të këtë në fokus sektorin e arsimit dhe rritjen e cilësisë në arsim.

“Me ligjin për Obiliqit është krijuar mundësia e ndarjes së bursave në numër më të madh se viteve paraprake, ku vetëm në këtë vit janë ndarë 124 bursa për studentet e nivelit bachelor, 1 përfitues për studimet master dhe jemi në proces të ndarjes së bursës për studimet post-diplomatike, po ashtu 58 nxënes përfitues nga shkollat e mesme dhe 380 nxënes janë përfitues të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit ku 15 prej tyre janë nxënes me nevoja të veçanta“., ka deklaruar Gashi.

Si çdo vit, edhe kësaj rradhe është bërë ndarja e çmimit “Adem Preniqi“ ku përfitues ishte studenti Fisnik Krasniqi. Përveç bursave,

Kryetari Gashi pati edhe një lajm të mirë për nxënësit dhe studentët e Komunës së Obiliqit, duke i njoftuar se projekti për ndërtimin e Biblotekës së qytetit, do filloj vitin e ardhshëm,projekt ky vlera e të cilit kap shifrën rreth 400 mijë eurosh do jetë i disponueshëm për studentë, fëmijë e të moshuar.