Pas betejave të njëpasnjëshme dhe fitoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpër vija të frontit në mbarë Kosovën, në vjeshtë të vitit 1998 u konsolidua edhe udhëheqja politike e UÇK-së.
Pas mbajtjes së disa takimeve jo publike të Shtabit të përgjihshëm të UÇK-së me diplomatët perëndimorë, më 6 nëntor të vitit 1998, në Dragobil të Malishevës, u mbajt edhe takimi i parë publik midis udhëheqjes politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe diplomatit amerikan Christopher Hill. Pra, pikërisht sot 20 vjet më parë, u shënua një hap përpara drejt faktorizimit të UÇK-së në planin ndërkombëtar.
Këtë ngjarje e ka ndjekur reporteriNuhi Bytyçi dhe kameramani Abaz Zeka, të cilët ishin të vetmit që edhe regjistruan pamje nga ky takim historik diplomatik.
Kolegu Nuhi Bytyçi përkujton rëndësinë e madhe të kësaj ngjarje politike dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të delegacionit të sajdhe të Kosovës në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe Paris të Francës në shkurt dhe mars të vitit 1999. Pas kësaj Konference dhe marrëveshjes që e firmosi delegacioni i Kosovës dhe refuzimi i delegacionit serb për marrëveshje paqesore, pasuan bombardimet ajrore të NATO-s mbi caqet militare serbe. Kështu, sipas Bytyçit u hap rruga për çlirimin përfundimtar të Kosovës dhe largimin e forcave dhe të administratës serbe nga Kosova.







